MMPH-ja ofron përkrahje për studentët e UPZ-së

MMPH-ja ofron përkrahje për studentët e UPZ-së

14 qershor 2018 20:46

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e shoqëruar edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Luljeta Veselaj ka vizituar Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” ku u prit nga rektori, Ramë Vataj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se në takim është diskutuar për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe UPZ-së. Konkretisht për përkrahjen e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ.

Vataj theksoi se misioni themelor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është ofrimi i nivelit të edukimit universitar dhe pasuniversitar si dhe të merret me hulumtimet shkencore dhe punë konsultative që kanë të bëjnë me Shkencat e natyrës së gjallë, Mjedisit dhe Agrobiznesit.

Reshitaj theksoi se dikasteri qeveritar që ajo e drejton është interesuar për këtë fakultet të ri dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur pasi që ofron kuadro në programe specifike që kanë munguar në Kosovë. Ajo shtoi se është e gatshme që të ofrojë për studentët kryerjen e praktikës në MMPH dhe në agjencitë në kuadër të kësaj ministrie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme