Haradinaj thotë se Qeveria do përkrahë bizneset private me qëllim të hapjes së vendeve të punës

Haradinaj thotë se Qeveria do përkrahë bizneset private me qëllim të hapjes së vendeve të punës

14 qershor 2018 18:55

Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e vendit është zotuar t’u del në krah bizneseve private.

“Në këtë përpjekje prita sot në takim pronarët e Albi Mall, Tahir dhe Betim Humolli, më të cilët biseduam për planet e tyre për zgjerim të biznesit. Ata më informuan se në vjeshtën e këtij viti do t'i sjellin në Kosovë edhe disa brende të njohura botërore si dhe për synimin që numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje të arrijë 1700”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Koha.net.

Tutje, ka thënë se “më emër të Qeverisë së Kosovës ofrova përkrahjen e nevojshme për planet e tyre për zgjerim, që nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme