Delawie kritikon zbrazëtinë në Gjykatën Kushtetuese

Delawie kritikon zbrazëtinë në Gjykatën Kushtetuese

14 qershor 2018 17:25

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka kritikuar edhe një herë Kushtetuesen, e cila vazhdon të ketë mungesë të gjyqtarëve. Ka thënë se duhet madje të zgjidhen kandidatë apolitikë, përfshirë edhe gra.

“Derisa Kosova po feston 10 vjetorin e kushtetutës, ajo po përballet me zbrazëti në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, duke përfshirë edhe gra, për t'i shërbyer Kosovës në këtë gjykatë të rëndësishme”, ka shkruar Delawie.

Në Gjykatën Kushtetuese vazhdojnë të kenë mungesë të gjyqtarëve, madje nga sa ishin paraparë të zgjidhen, janë zgjedhur vetëm dy, Radomir Laban nga komuniteti serb dhe Bajram Latifi nga komunitetet tjera jo shumicë.

Kjo, nuk është hera e parë që Delawie ka kritikuar këtë institucion dhe ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës, por që të jenë juristë të mirë.

“Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra”, pati shkruar më herët Delawie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme