Pacolli diskuton me ambasadoren holandeze perspektivën evropiane të Kosovës

Pacolli diskuton me ambasadoren holandeze perspektivën evropiane të Kosovës

14 qershor 2018 16:48

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim, ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën kanë diskutuar për perspektivën evropiane, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas njoftimit për media të MPJ-së, Pacolli ka njoftuar diplomaten holandeze rreth progresit në Kosovë, në veçanti përmbushjen e kritereve që Kosova ka bërë për liberalizimin e vizave.

Në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Me këtë rast, Pacolli ka theksuar nevojën e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit edhe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

“Ministri Pacolli ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Holandës edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ky takim i është zhvilluar para vizitës që ministri Pacolli do të zhvillojë më datën 20 qershor në Mbretërinë e Holandës”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme