Japonia ka ndihmuar me shumë projekte Kosovën

Japonia ka ndihmuar me shumë projekte Kosovën

14 qershor 2018 16:19

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim një delegacion të JICA japoneze, të kryesuar nga drejtori për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin ekonomik dhe të financave publike në vend, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Hamza i shprehi mirëseardhje Miyazaki për vizitën e tij në Kosovë, dhe e falënderoi përzemërsisht për bashkëpunimin, dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën në sferën ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Drejtori i JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, duke njoftuar ministrin Hamza për qëllimin e vizitës, përmendi vizitën e paradokohshme të kryeministrit japonez në Ballkan dhe në këtë kontekst idenë e tij për Iniciativën Japoneze për Ballkanin, si formë të bashkëpunimit me shtetet ballkanike, dhe në këtë kontekst edhe me Kosovën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme