Arbëri

Biseda për investimet japoneze në Kosovë

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, zBehgjet Pacolli, priti një delegacion të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar - JICA, të kryesuar nga Drejtori për Evropë, Miyazaki Kiyotaka, njofton kumtesa, transmeton Koha.net .

Në takim është diskutuar për aktivitetet dhe projektet në Kosovë të kësaj agjencie, me theks të veçantë për projektet mjedisore, infrastrukturore, zhvillim urban, si dhe trajnimet që çdo vjet ofron kjo agjenci, si për sektorin qeveritar, po ashtu edhe atë privat.

Pacolli, duke falënderuar përfaqësuesit e JICA-s për kontributin në Kosovë, ka diskutuar për idenë e krijimit të një zone të veçantë ekonomike për investitorë japonezë në Kosovë.