Arbëri

Japonia e interesuar për të ndihmuar ambientin e Kosovës

Descriptive Text

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur sot në takim një delegacion të nivelit të lartë të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- JICA, kryesuar nga Miyazaki Kiyotaka- Drejtor për Evropë në JICA, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Reshitaj falënderoi shtetin japonez dhe JICA për mbështetjen e pa rezervë që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën e ne veçanti për mjedisin.

Drejtori Kiyotaka përgëzoi ministren për punën e saj në adresimin e problemeve mjedisore ne vend, me ç ‘rast foli mbi projektet që JICA po përkrah në Kosovë, duke përfshi projektin e ajrit dhe projektin për menaxhimin e mbeturinave në regjionin e Prizrenit, duke zgjeruar dhe ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve për mbledhjen e mbeturinave.

Jica Japoneze rikonfirmoi përkrahjen e saj për Kosovën dhe ministrinë në veçanti duke shqyrtuar mundësitë e përkrahjes edhe në rehabilitimin e shtretërve te lumenjve si dhe ne mbrojtjen e burimeve ujorë në vendin tonë.