Arbëri

Gaxherri kritikon deputetet që nuk reaguan ndaj veprimit të Haradinajt në Prizren

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kritikuar Grupin e Grave Deputete, për mos reagim ndaj skandalit të kryeministrit në Prizren, kur e largoi me forcë një grua nga foltorja.

Në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës, deputetja Gaxherri tha:

“Fatkeqësisht dua ta bëjë me dije opinionin që Bordi i Grave Deputete nuk ka mundur të marrë vendim për të reaguar, në përjashtim të LDK-së dhe VV-së, sepse gratë e këtyre që janë në koalicion nuk duan të reagojnë ndaj skandaleve, qoftë të kryetarit të Kuvendit, qoftë të kryeministrit, andaj kjo është e papranueshme. Natyrisht me relevancë është skandali dhe dështimi i protokollit, nuk i ka fajet ligji, fajet i kanë ata që janë në Qeveri, atë ditë na kanë dëshmuar që ata nuk dinë as çka janë protokolli, as kryetari i Kuvendit, as kryeministri”, tha Gaxherri.