Tsipras: Në verë marrëveshja për detin me Shqipërinë

Tsipras: Në verë marrëveshja për detin me Shqipërinë

14 qershor 2018 12:38

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, lajmëroi zhvillime në lidhje me marrëveshjen për detin me Shqipërinë, shkak për të cilin ai tha se anëtarët e kabinetit qeveritar nuk do të shkojë as me pushim.

Qeveria Tsipras ka vendosur që gjatë verës të arrijë marrëveshje me Shqipërinë, që do të përfshijë edhe delimitimin e ZEE.

Ministri i Jashtëm grek nga Moska në një deklaratë për mediat ka bërë të qartë se dikasteri i tij nuk do të shkojë me pushime këto muaj. Kjo dhe për faktin se është ende në pritje, takimi i dy kryeministrave Rama dhe Tsipras, të cilët shkurtin e kaluar ranë dakord për të vazhduar negociatat dhe për të mbyllur çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve, njoftojnë medie nga Tirana.

Kreu i diplomacisë greke ka premtuar se brenda verës do të zgjidhë edhe çështjen e ligjit të luftës, një proces që sipas tij nuk ka të bëjë aspak me çështjen çame, por vetëm me rikthimin apo dëmshpërblimin e pasurive të cilët u gjendën në sekuestro pas luftës.

Mediat greke theksojnë se me ato çka janë publikuar deri tani pala greke pranon se në marrëveshjen e 2009 përcaktimi i ZEE ishte bërë me mënyrë të gabuar, ndërsa pala shqiptare pranon edhe ajo gjithashtu se ishujt e vegjël mbi Korfuz luajnë një rol të plote në përcaktimin e kufirit detar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme