Veseli takon bashkatdhetarë në Gjermani

Veseli takon bashkatdhetarë në Gjermani

13 qershor 2018 21:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Shtutgart të Gjermanisë ka takuar dhjetëra bashkatdhetarë, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me veprimtarinë e tyre në Gjermani, lidhjet me vendlindjen dhe mundësitë e investimeve, njofton kumtesa, trasnmeton Koha.net.

Veseli tha se Kosova ka ndërmarrë hapa konkretë në lehtësimin dhe thjeshtësimin e procedurave të të bërit biznes në Kosovë, duke përmirësuar çdo ditë e më shumë klimën investive.

Në këtë funksion, ai theksoi se Kosova mirëpret bashkatdhetarët që të vijnë dhe investojnë në vendlindje, si një mundësi e mirë për zgjerimin e bizneseve të tyre, por edhe mbështetje për Kosovën dhe të rinjtë e saj, në këtë fazë të nevojshme për vende të reja të punës.

Po ashtu, Veseli tha se Kosova ka nevojë edhe për dijen dhe përvojën e njerëzve të saj, të shkolluar në universitetet perëndimore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme