Inspektorati kërkon suspendimin e katër policëve për “keqpërdorim të detyrës” e “keqtrajtim”

Inspektorati kërkon suspendimin e katër policëve për “keqpërdorim të detyrës” e “keqtrajtim”

13 qershor 2018 20:03

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në dy raste i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë katër zyrtarë policorë.

Bëhet fjalë për tre policë në Gjilan dhe një tjetër në Rahovec.

IPK ka thënë se në rastin e Gjilanit po kryhen hetime ndaj tre zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”.

Në rastin tjetër i cili është raportuar në Rahovec, IPK thotë se ka rekomanduar masën e suspendimit për polic me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme