Në mungesë të mjekëve, mbyllet ambulanca e Banullës së Lipjanit

Në mungesë të mjekëve, mbyllet ambulanca e Banullës së Lipjanit

13 qershor 2018 22:31

200 familje të fshatit Banullë të komunës së Lipjanit, do të duhej që shërbimet mjekësore t'i merrnin në këtë ambulancë, objekti i së cilës është i vjetër dhe aspak i mirëmbajtur, raporton KTV.

Mirëpo këtu, përveç infermierëve, nuk punon asnjë mjek.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Vlora Limani-Hajnuni thotë se po synon ta rregullojë këtë gjendje, duke angazhuar mjek të paktën 2 herë në javë. Sipas saj, është plotësuar numri i stafit mjekësor për krejt komunën dhe nuk kanë mundësi për të punësuar të tjerë.

Por, gjendja në terren tregon krejt diçka tjetër. Ambulanca ka një muaj që nuk është duke punuar, thonë banorët.Pa staf mjekësor janë edhe ambulancat në fshatrat Babush e Smallushë të Lipjanit.Lipjani ka një Qendër Kryesore të Mjekësisë Familjare, 4 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe 7 ambulanca me gjithsej 237 punëtorë shëndetësorë.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme