Instruktori për shofer nga Shqipëria që mund të arrestohet në Kosovë

13 qershor 2018 21:31

Në çdo moment, Pjetër Boqi mund të arrestohet dhe dërgohet prapa grilave, por i lirë lëviz nëpër Prishtinë, raporton KTV.

Boqi, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ka edhe pasaportë kosovare, është dënuar me 7 muaj burgim për marrje ryshfeti, vendim të cilit ia konteston ligjshmërinë.

Ai ka qenë instruktor për shofer në autoshkollën e vajzës së tij në Prizren, ndërsa bashkë me të, të akuzuar kanë qenë edhe 4 persona të tjerë, të cilët gjatë procesit e kishin pranuar fajësinë.

Argumenti i tij është se ai nuk është person zyrtar, e rrjedhimisht nuk mund të përmbushet vepra penale “Marrje ryshfeti”.

Boqi insiston se asnjëherë nuk ka marrë para për t’ua kryer kandidatëve testet teorike dhe praktike, e një gjë e tillë, sipas tij, nuk është dëshmuar gjatë gjykimit. Por, pjesë e lëndës kanë qenë edhe një sërë përgjimesh të prokurorisë, në të cilat ai kishte biseduar për shuma të ndryshme parash për t’ua kryer testet kandidatëve.
Megjithëse, dënimin për marrje ryshfeti ndaj Boqit e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, në Gjykatën Themelore të Prizrenit thonë se ai është dënuar për veprën ushtrim ndikimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme