Arbëri

Procedohet Projektligji me të cilin punëtorët pa frikë mund të tregojnë për shkeljet që u bëhen

Descriptive Text

Qeveria e Kosovë ka proceduar në Kuvend projektligjin për sinjalizim, i cili i jep të drejtën punëtorëve qoftë në sektorin privat apo publik, për shkeljen e ligjeve apo dyshimeve për korrupsion në vendin e tyre të punës pa pasur frikë zbulimin e tyre apo të ardhmen brenda institucionit, raporton KTV .

Nëse projektligji miratohet i tillë si është, tri lloj sinjalizime do të jenë të zbatueshme. Raportimi i informacionit tek punëdhënësi i cili konsiderohet si sinjalizim i brendshëm, sinjalizimi i jashtëm tek autoriteti kompetent siç janë prokuroria apo Policia dhe sinjalizimi publik apo përmes medieve.

Por në të tria rastet identiteti i tyre do të mbrohet e mbetet diskret. Juristja, Flutura Kusari, e cila ishte angazhuar nga Këshilli i Evropës që të ofrojë sugjerime për këtë projektligj, ka thënë se e mira e këtij projektligji të ri, është se sinjalizuesit, përmes gjykatës, mund t'ia ndalojnë punëdhënësit t'i largojë nga puna, e po ashtu, askush nuk mund të nisë hetime ose padi civile kundër sinjalizuesve për shkak të sinjalizimit. Ministria e Drejtësisë ka shkurtuar kohën e konsultimeve publike për këtë projektligji i cili ka qenë pjesë e pakos së fundit për procesin e liberalizimit të vizave, gjë që sipas Kusarit, një gjë e tillë nuk do të duhet të shndërrohet në praktikë.