Sindikalistët e Shëndetësisë me ultimatum Qeverisë për Ligjin për pagat

13 qershor 2018 19:09

Deri në fund të muajit qershor, Qeverisë së Kosovës i është dhënë ultimatum që ta procedojë projektligjin për pagat, raporton KTV.

Në të kundërtën, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar kolaps në shëndetësi.

Për kryetarin, Blerim Syla, debatet për të gjetur një zgjidhje më të mirë janë vetëm manipulim me kohën.

E dokumenti i nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike për nivelizimin e pagave është i papranueshëm për punonjësit shëndetësorë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme