Gjyqtarë e prokurorë ia panë hairin kryeministrit për rritje rroge, shumë të tjerë jo

13 qershor 2018 19:06

600 gjyqtarë dhe prokurorë do të përfitojnë rritje të pagave nga vendimi i fundit i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

E përveç rritjes së efikasitetit në punë dhe llogaridhënies me këtë rritje gjyqtarët po presin që të ndalet vala e largimit të gjyqtarëve dhe ekspertë të rinj t’i bashkohen këtij institucioni.

E rritja e pagave pritet të rrisë efikasitetin në punë edhe për prokurorët e vendit.

Por është një kategori tjetër e punëtorëve, të cilët po ndihen të diskriminuar me vendimin e fundit. Sindikata e punëtorëve të judikaturës po e konsideron si të gabueshëm rritjen e pagave vetëm për prokurorë e gjykatës, derisa paralajmëron grevë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme