Haradinaj thotë se qeveria nuk do t’i lërë të vetme komunat përballë problemeve

Haradinaj thotë se qeveria nuk do t’i lërë të vetme komunat përballë problemeve

13 qershor 2018 16:53

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria që ai udhëheq nuk do t’i lërë të vetme komunat përballë problemeve e sfidave.

“Qeveria tashmë është e angazhuar që mos t’i lë të vetme komunat në ballafaqim me problemet e sfidat me të cilat përballen dhe do të jetë partner i ngushtë i tyre për realizimin e të gjitha projekteve, që lehtësojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai thotë se “vetëm zhvillimi i barabartë dhe i qëndrueshëm na garanton rrugëtim të sigurt si vend dhe shoqëri”.

“Në konferencën ‘10 Vite pas Decentralizimit dhe Konstituimit të Qeverisjes Lokale’, të organizuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), theksova nevojën që të krijohet një mekanizëm i përhershëm komunikimi, që rritë efikasitetin e punës ndërmjet qeverisjes nacionale dhe lokale”, ka shkruar më tej Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme