Për Poloninë, më së miri “Serbia e Kosova në BE”

Për Poloninë, më së miri “Serbia e Kosova në BE”

13 qershor 2018 15:12

Beograd, 13 qershor - Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Çaputoviç, tha sot në Beograd se për Serbinë e për Kosovën do të ishte më së miri që “të dyja shtetet të bëhen anëtare të Bashkimit Europian”, meqë kështu më së lehti do t’i zgjidhnin problemet e ndërsjella.

Ai u shpreh kështu gjatë një konference për media, pas takimit me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, raporton FoNet, përcjell Koha.net. Ai me këtë rast ai ka bërë thirrje që të bisedojnë dhe të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve midis Serbisë e Kosovës, madje jo vetëm të bisedojnë Beogradi e Prishtina, por edhe shtete të tjera që mund të ndihmojnë.

Kjo agjenci lajmesh e Beogradit citon ministrin serb të jashtëm Daçiq të ketë thënë se BE-ja nuk do të duhej që Serbisë t’i krijojë probleme shtesë në rrugën e saj të aderimit dhe këtë udhëtim ta “ngarkojë me Kosovën”, transmeton Koha.net. Ai ka thënë se Serbia dëshiron zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por me kompromis. Po ashtu ka rikujtuar se Polonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk ka vendosur marrëdhënie diplomatike me të, e po ashtu edhe me rastin e votimit të Kosovës për pranim në UNESCO ajo ka abstenuar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme