Sipas Jeremiqit, Vuçiqi përgatit trazira në veri të Kosovës

Sipas Jeremiqit, Vuçiqi përgatit trazira në veri të Kosovës

13 qershor 2018 15:09

Beograd, 13 qershor - Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se presidenti Aleksandar Vuçiq planifikon për muajt e ardhshëm trazira në pjesën veriore të Kosovës.

Ai këtë “plan të Vuçiqit” e lidhë me marrëveshjen që do të bëjë me Prishtinën, e cila do t’i mundësojë Kosovës, sipas tij, anëtarësimin në OKB, raporton B92, transmeton Koha.net.

Jeremiq thotë se Vuçiq në këtë mënyrë do të “blejë” përkrahjen e ndërkombëtarëve që mos ta kritikojnë dhe kështu ta “shesë” Kosovën.

Por, nënkryetari i Këshillit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Marko Gjuriq, vlerësimet e tilla i ka quajtur “ëndrra” që i sheh Jeremiqi, politikisht të papërgjegjshme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme