Reshitaj merr përkrahje nga Avokati i Popullit për zgjidhjen e problemeve mjedisore

Reshitaj merr përkrahje nga Avokati i Popullit për zgjidhjen e problemeve mjedisore

13 qershor 2018 14:52

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë përkrahje nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, për zgjidhjen e problemeve mjedisore në vend.

Reshitaj, gjatë një takimi të zhvilluar sot me Jasharin, e ka njoftuar këtë të fundit me projektet dhe veprimet e MMPH-së në përmirësimin e gjendjes se mjedisit, duke vlerësuar se duke mbajtur mjedisin e pastër, duke luftuar ndotjen e ujit, tokës e ajrit ne mbrojmë të drejtat elementare te të drejtave të njeriut.

Nga ana tjetër, Jashari, sipas njoftimit të MMPH-së, vlerësoi përkushtimin e ministres në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetareve mbi rëndësinë që ka një mjedis i pastër.

“Ai më tej ofroi përkrahjen e pa rezervë për ministren Reshitaj në reduktimin e ndotjes së ajrit, tokës, burimeve ujore, liqeneve si dhe në zbatimin e kornizës ligjore që lidhet me mjedisin si hap shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për arritjen e progresit në fushën e mjedisit”, thotë MMPH.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme