Banka Gjermane për Zhvillim, marrëveshje me Kosovën për mënjanimin e ujërave të zeza Foto: Ilustrim

Banka Gjermane për Zhvillim, marrëveshje me Kosovën për mënjanimin e ujërave të zeza

13 qershor 2018 12:37

Sot është nënshkruar marrëveshja grant “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore - FAZA V”.

Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW Rene Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim, si dhe nga kryeshefat e kompanive regjionale të ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Ministri tha se marrëveshja e ngrit shumën e parave falë në nivel prej 86 milionë euro, të cilat janë grante të institucioneve të Gjermanisë.

“Përveç si shumë e madhe, kontributet e Gjermanisë janë mjaft kualitative që ndikojnë në sektorin e energjisë, arsimit, ujit dhe ujërave të zeza. Kjo është një fazë e re e cila do t’i mundësojë kompanive rajonale klasifikimin e ujërave të zeza”, tha Hamza, transmeton KsP.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt, i cili tha se mbeten të angazhuar për mbështetjen e sektorëve të ndryshëm, dhe ky grant i sotëm është tetë milionë euro.

Ai tha se këto projekte nuk janë të rëndësishme veç për këto tri komuna, por për të gjithë Kosovën, sepse kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ambasadori Heldt ka përgëzuar Kosovën për qasje pro aktive për sektorin e ujërave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme