Arbëri

Pensionet në Shqipëri rriten nga 1 korriku, përfitojnë 665 mijë të moshuar

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur dje që të rrisë pensionet për 665 mijë të moshuar, por më shumë sesa një shtesë, në masën e përfitimit, është një indeksim i përvitshëm.

Kryeministri Edi Rama, tha pas mbledhjes së Qeverisë, që u mbajt në Durrës, se janë 15 milionë dollarë për të përballuar rritjen me 2.8 për qind, e cila është më e larta që nga hyrja në fuqi e skemës së re të pensioneve, 1 janar 2015.

“Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin.

Nëse do t’i referoheshim shifrave, kemi vendosur 15 milion dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik”, tha dje kreu i qeverisë.