Arbëri

Thaçi: Para 19 vjetësh, Kosova hyri në një epokë të re të çlirimit

Presidenti Hashim Thaçi në 19 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ka vlerësuar se pas kësaj ngjarjeje, Kosova ka hyrë në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë.

Kjo sipas tij u bë falë rezistencës gjithë qytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s.

Thaçi ka thënë se Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira na ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe materiale, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani.

një fushate bombardimesh prej 78 ditësh mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, si dhe me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, forcat e aleancës veriatlantike të NATO-s hynë në Kosovë. Para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë, falë rezistencës gjithë qytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s”, ka shkruar Presidenti Thaçi ndër tjerash.

Ai tutje u shpreh se largimi i forcave ushtarake të Serbisë, hyrja e trupave të NATO-s, kthimi i popullatës së zhvendosur gjatë luftës shënuan hapat e parë të rindërtimit të Kosovës që për dy vite përjetoi shkatërrime të mëdha materiale, krime, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik.

“Pas një periudhe tranzicioni Kosova ngriti institucione demokratike dhe më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë, duke arritur objektivin e dytë historik pas çlirimit”, ka vazhduar ai.

Në fund të publikimit të bërë në rrjetin social Facebook, Thaçi është shprehur se Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në të gjitha organizatat e OKB-së, si gjitha shtetet dhe kombet e lira.