Arbëri

MASHT-i nuk ka mjete për shtrirjen e mësimit gjithëditor në tërë Kosovën

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ende nuk është e sigurt se në sa shkolla do të nisë aplikimi i mësimit gjithëditor nga shtatori i këtij viti.

MASHT-i është në kërkim të mjeteve financiare për ta realizuar këtë projekt, të cilin e ka paralajmëruar në nëntor të vitit të kaluar ministri Shyqiri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltari politik në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se aktualisht 71 shkolla fillore dhe 13 të mesme, të cilat punojnë me një ndërresë, i plotësojnë kriteret për mësim gjithëditor.

Po ashtu, ka bërë të ditur se janë duke planifikuar që mësimi gjithëditor të nisë edhe në shkollën e mesme të ulët “Model” në Mitrovicë, në Shkollën Fillore në Glloboçicë të Kaçanikut, në Shkollën Fillore në Busavatë të Kamenicës, Shkollën Fillore në Raskovë të Obiliqit dhe në Shkollën e Mesme të Ulët në Llapushnik të Drenasit, objekte të cilat janë në ndërtim e sipër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)