Arbëri

Kushtetuesja hedh poshtë vendimin e Supremes për rastin Drenica

Gjykata Kushtetuese e ka kthyer në rivlerësim në Gjykatën Supreme rastin Drenica.

“Në pajtim me rregullin 74 (1) të Rregullores së punës, Aktgjykimi i Gjykatës Supreme PML. KZZ. nr. 322/2016 i 19 korrikut 2017, shpallet i pavlefshëm dhe çështja i kthehet Gjykatës Supreme për rishqyrtim”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Koha.net.

Parashtruesit e kërkesës janë Isni Thaçi, Zeqir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, dhe Jahir Demaku.

Këta, u shpallën fajtorë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë (Aktgjykimi P58/14) për kryerjen e veprave penale të sanksionuara me nenin 152 [Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të Përbashkët me Konventat e Gjenevës] në lidhje me nenin 31 [Bashkëkryerja] të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Supreme arsyetoi vendimin e saj lidhur me pretendimet e parashtruesve për shkelje të rregullave për caktimin e gjyqtarëve në trupat gjykues, duke theksuar se, bazuar në Udhëzimin e EULEX-it, kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it ka liri të plotë për t’i caktuar gjyqtarët në kolegje, pavarësisht ndonjë rregulli të veçantë të përmbajtur në Udhëzim.

Gjykata Supreme, vlerësoi se edhe nëse ka pasur shkelje të rregullores së brendshme të EULEX-it atëherë do të ishte çështje e diskrecionit brenda autoriteteve administrative/disiplinore të EULEX-it.

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE