Arbëri

Zemaj: Qeveria me rekord të zi në luftën kundër korrupsionit

Deputeti Armend Zemaj, në emër të grupit parlamentar të LDK-së, ka kritikuar ashpër institucionet e vendit për mos luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Sipas tij, krimi dhe korrupsioni, sidomos krimi i organizuar janë dhe mbeten kërcënim për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sistemi gjyqësor i Kosovës është larg nga përçimi i kërkesave të BE-së për t’i dhënë fund mos ndëshkimit të korrupsionet ndaj profilit të lartë dhe nxjerrjes së rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tërësi...Qeveria Haradinaj e përbërë me Kadri Veselin dhe kupolën Hashim Thaçin mban një rekord të zi në këtë drejtim. Sikurse asnjë qeveri tjetër e pas luftës dhe shumë zyrtarë të lartë ministra, zëvendëskryeministra, zyrtarë publik janë nën akuza publike nga prokuroria speciale dhe nga prokuroritë e tjera themelore”, tha Zemaj