Arbëri

Shqipëria, furnizuese e Bashkimit Evropian me mallra false

Shqipëria është një ndër 4 vendet që furnizojnë me mallra të falsifikuar kontrabandë Bashkimin Evropian, dhe një ndër 2 vendet e vetme evropiane në këtë listë bashkë me Ukrainën. Dy vendet e tjera janë Maroku dhe Egjipti, shkruan sot Koha Ditore.

Por përveç vendeve të BE-së, Shqipëria furnizon edhe tregun vendas dhe atyre të vendeve fqinje me produkte false. Ndërkohë, Turqia rezulton të jetë furnizuesi numër një i Shqipërisë dhe aleati i saj kryesor në këtë tregti të paligjshme dhe të pandershme.

Ky është raporti i radhës që arrin në këtë përfundim. Një tjetër raport i publikuar më herët nga Komisioni Evropian dhe Europol arrinte në përfundimin se Shqipëria jo vetëm që është një ndër pikat kryesore të transitit të mallrave kontrabandë drejt Evropës, por edhe një ndër vendet që furnizon më së shumti tregun vendas dhe të fqinjëve me këto lloj produktesh...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)