Arbëri

Deputetët që nënshkruhen e lënë seancat nuk ndëshkohen me para, kërkohet ndëshkimi me votë

Tashmë është bërë normale për Kuvendin e Kosovës që seancat të ndërpriten në mungesë kuorumi. As ndëshkim për deputetët që nënshkruhen për mëditje e nuk qëndrojnë në sallë plenare nuk ka.

Por, analisti Driton Selmanaj, kërkon që ndëshkimi të vijë nga qytetarët.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës ka numëruar mijëra mungesa që deputetët kanë bërë vetëm gjatë vitit 2016, që thotë se është tepër shqetësuese.

Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj, thotë se më e ndershme do të ishte sikur liderët të vendosin për zgjedhje derisa organi më i lartë ligjvënës në vend nuk funksionon.

Ndryshe, seanca që dështoi të premten e shkuar në mungesë kuorumi nuk dihet se kur do të mbahet, meqë kryesia nuk është mbledhur fare këtë të hënë.