Arbëri

“SHBA-ja nuk ka bërë asnjë propozim lidhur me Kosovën”

Descriptive Text

SHBA-ja përkrah dialogun Beograd – Prishtinë dhe me liderët e Serbisë e të Kosovës si dhe me zyrtarë të BE-së po shqyrton ide të ndryshme, por nuk ka paraqitur asnjë propozim për marrëveshjen detyruese juridike për normalizim.

Kështu njofton agjencia serbe e lajmeve beta t’i jetë thënë në Ambasadën e SHBA- së në Beograd pas pyetjes që kishte bërë në ekziston ndonjë propozim amerikan lidhur me dialogun për Kosovën, transmeton Koha.net .

"Amerika vazhdon të përkrahë dialogun me udhëheqje të BE-së qëllimi i të cilit është normalizimi i plotë i marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës. Bisedojmë për ide të ndryshme me liderë serbë e kosovarë si dhe me zyrtarë të BE-së , por nuk kemi dhënë kurrfarë propozimi ", është thënë në Ambasadë.