Pas 10 vjetësh nëpër gjykata, Ilir Tolaj shpallet i pafajshëm

Pas 10 vjetësh nëpër gjykata, Ilir Tolaj shpallet i pafajshëm

06 qershor 2018 21:32

Janë dashur 10 vjet që ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, të dalë i buzëqeshur nga një seancë gjyqësore, raporton KTV.

Nga njëri prej gjykimeve ku akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Tolaj u lirua si i pafajshëm, bashkë me ish-zyrtarët e Ministrisë Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Valentina Haxhiaj, Florije Tahiri dhe Remzije Thaqi.

Tolaj tha se është tentuar të eliminohet nga skena, e një gjë të tillë ai ua atribuoi kompanive farmaceutike dhe rrethit të tyre.

Në anën tjetër, avokati i tij, Besnik Berisha, nuk kurseu kritikat për prokurorinë e shtetit.

Prokuroria në këtë rast, që lidhej me asgjësimin e barnave me afat të skaduar, akuzonte ish-zyrtarët e ministrisë, mes tjerash, për dëmtim të buxhetit në një rast prej mbi 200 mijë euro dhe i kishin mundësuar përfitime mbi 400 mijë euro kompanisë “KMI”. Rasti ishte i shënjestruar për liberalizim të vizave.
 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme