“Lodhja” e deputetëve të Kuvendit dhe përplasja Haliti-Kurteshi

“Lodhja” e deputetëve të Kuvendit dhe përplasja Haliti-Kurteshi

06 qershor 2018 19:14

Vazhdimi i seancës në ditën e tretë me radhë i ka gjetur të lodhur deputetët e Kuvendit, raporton KTV.

Ishin të paktë në numër, njëjtë sikurse kabineti qeveritar.

Asnjëherë gjatë ditës nuk ishin më shumë se 30 deputetë në sallë e të gjitha projektligjet u shqyrtuan, por në votim nuk u hodhën, në mungesë kuorumi. Kjo e ka nervozuar kryesuesin Xhavit Haliti.

Pikërisht kjo deklaratë e ka përplasur fort kryesuesin me deputetin e Vetëvendosjes Sami Kurteshi.

Pas një vargu projektligjesh, është shqyrtuar edhe raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2017.

Kjo pikë e përplasi PDK-në me Vetëvendosjen. Kushtëzimi, të cilin ua bëri Xhavit Haliti deputetëve, pati sukses në vazhdimin e seancës pasdite, duke arritur të kalonin shumë projektligje.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme