Arbëri

Thaçi dekoron Bukoshin e Halitin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ish-kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin, dhe deputetin Xhavit Haliti.

Thaçi ka thënë se të dy kanë dhënë kontribu të çmuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Kryeministrin e parë të Kosovës, Bujar Bukoshin, i cili ishte edhe iniciues i nënshkrimit të apelit të intelektualëve kundër suprimimit të autonomisë dhe pjesëmarrës në Rambuje, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Ish-kryeministri Bukoshi ka dhënë kontribut të çmuar në lirinë, pavarësinë dhe punën e përbashkët në institucionet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook për dekorimin e Bukoshit.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi në postimin tjetër për dekorimin e Halitit.

Image