Arbëri

Tahiri e Sholtes flasin për procesin e reformave në administratë

Besnik Tahiri, koordinator nacional për rezerva shtetërore ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, me të cilin biseduan për procesin e reformave në administratën e shtetit.

" Në veçanti e njoftova për progresin që kemi bërë në hartimin e pakos së tri ligjeve që rregullojnë administratën shtetërore në Republikën e Kosovës, si dhe për fillimin e punës së Komisionit për hartimin e Ligjit të Qeverisë, që ndër të tjera do të rregullojë numrin e ministrive dhe atë të zëvendësministrave", ka shkruar Tahiri.

Po ashtu, thotë Tahiri, u pajtuan për domosdoshmërinë e fillimit të reformave të thella në prokurimin publik, me ç’rast e njoftova edhe për vullnetin politik të Kryeministrit që sa më parë të fillojë zbatimi i udhërrëfyesit të Qeverisë për këtë fushë.

Eurodeputeti Sholtes inkurajoi që këto reforma të shtyhen përpara si çështje shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, si dhe për vetë rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE, ka shtuar ai.