Arbëri

Alivanoset Janevski pas akuzës për tentim vrasje ndaj Selës

Descriptive Text

Ndryshojnë aktakuzat ndaj personave përgjegjës për dhunën e ushtruar ndaj deputetit të Kuvendit të Maqedonisë, Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar.

Për Aleksander Janevskin-Toshta është vendosur që të mbetet akuza për tentim vrasje. Kjo ka sjellë si pasojë përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe është transportuar në Qendrën Emergjente, raporton Tv21 nga Shkupi.

Për Sasho Senkov është tërhequr aktakuza pasi nga analiza e dëshmive doli se nuk e ka kryer veprën penale. Për dy të akuzuar të tjerë aktakuaza është rikualifikuar nga tentativë për vrasje në vepër penale dhunë, ndërsa për shtatë të akuzuarit e tjerë mbetet e njëjta aktakuzë.