Arbëri

Dy policë sulmohen në Kamenicë

Descriptive Text

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një person që kishte reaguar pas shqiptimit të një gjobe trafiku.

Patrulla policore gjatë pikës së kontrollit më 04 qershor, rreth orës 10:00, në Kamenicë, lagja “Qamërija” kanë ndaluar veturën e llojit “pikap” me targa 01. Pas kontrollimit të dokumentacionit përkatës të njëjtit i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik. Po ashtu tiketë iu është shqiptuar edhe pasagjerit të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës i cili në shenjë revolte ka dal nga vetura dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor.

Zyrtarët policor kanë arritur ta vënë nën kontroll të dyshuarin i cili është arrestuar menjëherë. Zyrtarë policor për shkak të lëndimeve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Kamenicë ku edhe posedojnë raportet mjekësore.

“Po ashtu edhe të dyshuarit pasi gjatë arrestimit ka rezistuar dhe ka pësuar lëndime ju ka dhënë ndihmë mjekësore, në QMF në Kamenicë e pastaj në spitalin Regjional Gjilan. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë, dhe të iniciohet rast ‘Sulm ndaj personit zyrtar ne kryerjen e detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftimin e PK-së për rajonin e Gjilanit.