Arbëri

Rënie e lehtë temperaturash sot në Kosovë

Temperaturat e ajrit në Kosovë, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.

Nesër, më 7 qershor, parashihet të jetë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite, rreth viseve malore, ka mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Ditën e premte do të jetë mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites ka mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimi-perëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të lehtë nën vlera normale.