Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me një delegacion të Kuvendit të Kosovës këtë të enjte pritet të niset drejt Austrisë dhe Francës, në mision lobues për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Veseli nuk do të jetë vetëm përgjatë këtyre ditëve. Së bashku më të do të jenë edhe të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Ata, sipas televizionit publik, do të kërkojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës vetëm pak javë para se të publikohet rekomandimi i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Megjithatë, tani kur jemi vetëm dy ditë para se delegacioni i Kosovës të udhëtojë drejt Austrisë, pritet që nga ky lobim të ketë rezultate pozitive edhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare përveç liberalizimit të vizave Kosovës.
Veseli dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare pritet që nga këto vizita të ketë rezultate pozitive për Kosovën, pasi sipas tyre kushtet për liberalizimin e vizave deri tani janë plotësuar nga Kosova, sidomos pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.
Veseli ditë më parë qëndroi në Shqipëri, ku ishte i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet u mbajtën në Tiranë
-
5 qershor 2018 12:49
-
Shpërndaje në: