Arbëri

Zeka e quan të rremë lajmin se dikush tentoi ta kidnapojë

Descriptive Text

(E plotësuar) U raportua gjatë ditës se persona të panjohur kanë tentuar ta kidnapojnë deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Pas këtyre raportimeve Zeka tha në media se ishin dy persona që kanë tentuar ta kidnapojnë dhe se rastin e ka paraqitur në Polici.

Por Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se më 17 maj është raportuar rasti nga ana e ankuesit M.Z. Rasti ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë.

Me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.

Pas këtij sqarimi ka reaguar edhe vet Zeka në rrjetin social Facebook.

“Lidhur me lajmin e rrejshëm se gjoja dikush ka tentuar të më kidnapoj më datën 17. Lajmi nuk është aspak i vërtetë. Policia ka pasur dyshime për një makinë, rasti është në polici, dhe policia po merret me të. Falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe korrekt”, ka shkruar Zeka në Facebook.


Personi “që tentoi ta rrëmbejë Milaim Zekën” është një i mitur

Policia e Kosovës nëpërmes një komunikate për media sqaron rastin që ka ndodhur më 17 maj e që ka të bëjë me deputetin e Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 17 maj në “Rrugën B”.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit rasti është cilësuar si ngacmim dhe policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që e karakterizojnë atë.

“Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Sipas Borovcit ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje, përderisa për pjesën e ngacmimit policia është duke u punuar me qëllim hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.

Mediat sot kanë raportuar se deputeti Zeka është tentuar të rrëmbehet nga disa persona, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i Nismës, përcjell ksp.