Arbëri

Sot në Shqipëri, paradite temperatura të larta, pasdite shi

E ndërsa paraditja do të jetë me temperatura të larta, ashtu si dje, në Shqipëri edhe sot pasdite pritet të ketë reshje të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve.

Moti me vranësira dhe reshje të dobëta lokale pritet që të mbizotërojë edhe ditën e sotme. E ndërsa paraditja do të jetë me temperatura të larta, ashtu si dje, edhe sot pasdite pritet të ketë reshje të dobëta në pjesën më të madhe të qarqeve.

Sipas IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në zonat kodrinoremalore. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pasdites.

Këtë të hënë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 28 °C

në vendet e ulëta: 17 / 29 °C

në vendet malore: 13 / 23 °C.