Arbëri

Përfaqësimi diplomatik i Kosovës zgjerohet në Chad dhe Liberi

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjerimin e përfaqësimit diplomatik të Kosovës në kontinentin afrikan, me akreditimin jo-rezident të Ambasadorit të Republikës së Kosovës nga Senegali në këto dy shtete.

“Kosova sot është prezente dhe aktive me përfaqësim diplomatik në kontinentin afrikan si asnjëherë më parë. Me propozimin tonë javën e kaluar është aprovuar themelimi i Ambasadës së dytë në Afrikë, e cila do të jetë në lindje të këtij kontinenti – Tanzani. Shtrirja jonë e përfaqësimit diplomatik u zgjerua edhe në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore me akreditimin e Ambasadorit tonë jo-rezident në Republikën e Chadit dhe Republikën e Liberisë”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën dërmuese të shteteve që e kanë njohur si shtet i pavarur dhe sovran.