Arbëri

Kalaja: Shkaku i mëditjeve të larta institucionet s’e ndryshojnë Rregulloren e UNMIK-ut

Descriptive Text

Institucionet e Kosovës qëllimisht për më shumë se 15 vjet nuk e kanë ndryshuar Rregulloren e UNMIK-ut, e cila parasheh favore dhe mëditje shumë të larta për vizita jashtë shtetit për zyrtarët publikë, ka thënë drejtori i Qendrës Kosovare Kundër Korrupsionit (KUND), Fidan Kalaja.

Sipas tij, shumë ngjarje zhvillohen në shtetin fqinj, Shqipëri,shkaku i kësaj rregulloreje, pasi që në këtë vend parashihen mëditje shumë më të mëdha krahasuar me vendet e tjera të rajonit, por edhe të Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ai ka thënë se ka raste kur kusht kryesor për pjesëmarrjen e zyrtarëve në këso ngjarje është që ato të organizohen jashtë Kosovës, pikërisht për shkak të mëditjeve që ata marrin.

Kalaja ka qenë drejtor i Programeve në Lëvizjen FOL, ndërsa tani udhëheq organizatën joqeveritare KUND.

Gjatë intervistës ai ka folur për shpenzimet e shumta që bëjnë zyrtarët publikë në emër të takimeve zyrtare, vizitave jashtë vendit dhe mëditjet që ata marrin. Ka treguar se si Qeveria Haradinaj për gjashtë muaj ka shpenzuar rreth 135 mijë euro vetëm për dreka zyrtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)