Arbëri

Vetëvendosja e vetme në kërkesën për zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është subjekti i vetëm parlamentar, i cili kërkon që, pa vonesë, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të tjera subjekte, përfshirë ato në opozitë, para zgjedhjeve i kanë dhënë prioritet dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrimet janë shprehur në tryezën e partive politike që, sipas radhës, të premten e ka organizuar LVV-ja. Përfaqësuesit partiakë kanë diskutuar në temën “Zgjidhja përmes zgjedhjeve”, të cilën e kishte përcaktuar nikoqiri, ndonëse në tryezën paraprake, atë të organizuar nga Partia Demokratike (PDK), ishte rënë dakord që në takimin e radhës të flitej në temën rreth dialogut me Serbinë.

LVV-ja nuk kishte dërguar asnjë përfaqësues në takimin e PDK-së, e për pasojë as nuk ishte pjesë e atij konsensusi. Në tryezën e së premtes nuk është mbërritur kurrfarë konsensusi dhe nuk është miratuar as deklarata e sponsorizuar nga nikoqiri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)