Arbëri

Dëshmia e tre të mbijetuarve të burgut të Spaçit, 45 vjet pas tmerrit

Gjatë periudhës së regjimit komunist, burgu i Spaçit ishte vendi ku vuajtën dënimin, me punë të detyrueshme në nëntokë, disa mijëra kundërshtarë politikë të regjimit.

Kanë kaluar 45 vjet nga revolta e ish të burgosurve politikë të burgut të Spaçit dhe ish të burgosurit që mbijetuan, dëshmojnë për kushtet çnjerëzore dhe dhunën që ushtrohej atje ndaj tyre.