Arbëri

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë

Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për këtë vikend.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite vende-vende shoqërohen me reshje shiu,kryesisht në ditën e diele.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 metra për sekonda.