Arbëri

Gjeloshaj jep dorëheqje nga posti i sekretarit Shtetëror në Qeverinë e Malit të Zi

Descriptive Text

Nënkryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit Shtetëror në Qeverinë e Malit të Zi.

“Në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar kam qenë bartës i listës, prandaj dhe kam ndie obligim ndaj votuesit malësor që të jam këshilltar në kuvend të Tuzit”,ka thënë Gjeloshaj, përcjell Malësia.

Ai gjithashtu sqaron se në bazë të rregullores të ASH-së, nuk bëjnë dyfishime në mbajtjen e funksioneve.

Gjeloshaj ishte emëruar në postin e sekretarit Shtetëror pranë Ministrisë së Administrimit Publik nga prilli i vitit 2017.