Arbëri

Jovanoviq: Po e dhamë pa rezistencë Kosovën, pjesën tjetër të Serbisë e marrin më lehtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Milosh Jovanoviq, ka thënë se “„Nëse e lëshojmë pa rezistencë krahinën tonë jugore, pjesën tjetër të vendit do të na e marrin me kushte më të mira”, transmeton Koha.net.

Partia që e udhëheq ai PDS (Demokratska Stranka Srbije) e ka hartuar atë që ajo e ka quajtur „Apel për mbrojtjen e Kosovë e Metohisë“.

Me këtë “dokument”, udhëheqja aktuale e kësaj partie dhe simpatizantë të saj, e duan armatosjen e opinionit serb kundër pavarësisë së Kosovës.

Apelin, siç shkruan gazeta “danas”, e kanë nënshkruar 14 akademikë, 12 peshkopë të Kishës Ortodokse serbe, më shumë se 100 profesorë fakultetesh dhe 22 mijë qytetarë.

Krerë të kësaj partie me apelin në duar po qëndrojnë nëpër qytete të Serbisë dhe atje po organizojnë me temë të vetme Kosovën, siç thonë ata, tradhtinë që po e bën udhëheqja e Serbisë me të.

„Serbinë sot po e udhëheqin të turqizuarit, politikanët e turqizuar” ka thënë kryetari i kësaj partie Milosh Jovanoviq duke shtuar se problemi është se nëse tradhtohet Kosova, gjërat nuk do të ndalen këtu”.

„Me apelin tonë po udhëtojmë nëpër gjithë Serbinë. Smederava është qyteti i parë ku nuk mundem të gjenim asnjë sallë për të folur për Kosovën. Madje nuk deshën t’i marrin as paratë tona”, ka thënë profesori i historisë Milosh Koviq duke u kërcënuar e “tradhtinë nuk do ta lejojmë”.

Një debatues tjetër, dr Slobodan Jankoviq është ankuar se në “Smederevë paska pak njerëz të interesuar” por, siç ka shtuar, e ka një lajm të mirë: „Ne jemi shumicë. Të gjitha anketat, madje edhe më të rejat, thonë se 81 për qind e njerëzve në Serbi janë kundër pavarësisë së Kosovës“.

Folësi të tjerë janë ankuar se ky apel nuk përmendet shumë në mediet serbe e sidomos jo nëp televizionin publik.