Arbëri

Mijëra fëmijë shënuan Ditën Olimpike

Rreth 5 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, 2008, kanë shënuar sot Ditën Olimpike 2018.

Aktiviteti kryesor u mbajt në Prishtinë, ku morën pjesë rreth 2 500 fëmijë. Ata vrapuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri.

Garat e vrapimit edhe këtë herë u organizuan në dy kategoritë atë të femrave dhe të meshkujve të lindur në vitin 2008.

Në kategorinë e vajzave e para doli Medina Fejza nga shkolla “7 Marsi”, vendin e dytë e zuri Dea Halimi nga shkolla “Elena Gjika”, ndërsa në vendin e tretë përfundoi Medina Bilalli nga shkolla “Zenel Hajdini”.

Ndërsa te djemtë kishte pjesëmarrës më shumë dhe garat ishte me interesante. I pari nga djelmoshat doli Engjëll Shehu nga shkolla “Mileniumi i Tretë”, vendin e dytë e zuri Rin Ahmeti nga Shkolla “Hasan Prishtina” ndërsa në vendin e tretë hynë dy garues me të njëjtën kohë Eduart Haliti dhe Jon Ramadani nga shkolla “Zenel Hajdini”.

Besim Hasani deklaroi pas mbarimit të vrapimit për KosovaPress se është mjaftë i lumtur se çdo gjë ka shkuar ashtu siç KOK-u ka planifikuar dhe do të mundohet që këtë organizim ta vazhdojë edhe më tutje pasi ky është një projekt qindvjeçar.

Ditën Olimpike Komiteti Olimpik i Kosovës e organizon që nga viti 1996, dhe qëllimi i kësaj dite është që promovohet sporti, do të thotë sa ma shumë fëmije të jenë të përshirë në sport pavarësisht moshës, gjinisë dhe aftësive të tyre. Kjo ka një arsyeje jashtëzakonisht të veçantë sepse ata që merren me sport, ata i krijojnë 27 shkathtësi të jetës. Kombet e Bashkuara dhe vendet e Kombeve të Bashkuara, sportin e konsiderojnë si shkollë e jetës dhe ne duam që këta fëmijë që sot janë diku rreth 5000 6000 fëmijë që janë duke vrapuar. Në Prishtinë janë 2400, por janë mbi 3000 nëpër gjashtë qendrat, komunat tjera.

Garuesja e cila zuri vendin e parë në kategorinë e femrave deklaroi shkurt se ishte shumë e gëzuar për suksesin që arriti në Ditën Olimpike të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

“Jam shumë e lumtur që sot po mbahet gara e pavarësisë dhe un kam fituar vendin e parë”.

Ky ishte edicioni i shtatë që Komiteti Olimpik i Kosovës shënoi këtë ditë, pas atyre të organizuara në vitet 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.

Risi këtë vit nga vitet e kaluara ishte edhe organizimi edhe në gjashtë qendrat tjera të Kosovës si në Gjilan, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj.