Arbëri

Në tryezën e Vetëvendosjes, LDK kërkon caktimin e datës për zgjedhje

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu po kërkon datën e zgjedhjeve të reja parlamentare pasi që sipas tij vendi është në krizë si pasojë e mosfunksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit.

Këtë kërkesë në emër të LDK-së, Veliu e ka bërë gjatë tryezës me partitë politike që e ka thirur sot Lëvizja Vetëvendosje, transmeton ksp.

Sipas Veliut tryeza po përdoret për interesa tjera, e jo ato reale të Kosovës, që sipas tij janë zgjedhjet e reja parlamentare dhe vendosja e një date për to. “Ne si LDK konsiderojmë se veni është në krizë institucionale sepse nuk ka funksionim të qeverisë as kuvendit. Ne mendojmë që zgjidhja është përmes zgjedhjeve. Por vendi po kalon nëpër procese të rëndësishme dhe ne si LDK kemi dashur t’i japim përparësi konsensusit të partive për një periudhë kohore. Në këto tryeza duhet të vendosim për datën në mënyrë që disa procese të bashkohemi dhe ti mbështesim dhe të arrijmë konsensus për disa tema pasi ato janë në interes të Kosovës”, ka thënë Veliu.