Arbëri

PSD-ja zgjedh kryesinë e re

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate, sot ka zgjedhur kryesinë e re dhe gjithashtu dy nënkryetarë.

PSD, përmes një postimi në Facebook, thotë se në kryesinë e tyre 40 për qind janë gra.

Dy nënkryetarët e zgjedhur të PSD-së janë Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati.

“Sot Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate zgjodhi kryesinë e re dhe dy nënkryetarë. Në kryesinë tonë 40% e anëtarëve janë gra, ashtu siç e përcakton edhe statuti i partisë”, thuhet në postimin e tyre, duke shtuar se Anëtarët e zgjedhur të kryesisë janë:

Adonis Tahiri

Aida Dërguti

Agon Baraku

Albulena Smakaj

Alisa Hasani

Bajram Kelmendi

Belgzim Kamberi

Besa Baftiu

Dardan Molliqaj

Dardan Sejdiu

Donika Çapriqi

Driton Çaushi

Frashër Krasniqi

Gurjeta Zeka

Kaqusha Jashari

Nol Nushi

Shpend Ahmeti

Teutë Rrusta

Vala Peshku

Visar Ymeri

Zgjim Hyseni

Dy nënkryetarët e zgjedhur:

Dukagjin Gorani

Qëndron Kastrati

“Struktura e re e socialdemokratëve, që kombinon dijen teorike, përvojën politike, ekspertizën dhe përvojën qeverisëse, do t’i japë fuqi socialdemokracisë në Kosovë duke e shndërruar Partinë Socialdemokrate në faktor të rëndësishëm politik në vendin tonë”, përfundon njoftimi.