Arbëri

Haliti: Nuk jam aq budalla sa ta godas me qëllim Gashin para kamerave

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka folur për përleshjen fizike në Kuvend me deputetin e LDK-së Arben Gashi.

Në Rubikon të KTV-së, Haliti ka komentuar edhe akuzat e deputetit të LDK-së Anton Çuni se i ka marrë 8 milionë marka gjatë luftës.

“S’jemi përleshur fizikisht. Kam marrë në thua dhe kam rrëshqitë e nuk e di si mu ka gjend ai përpara. Njëherë rrëshqet njeriu. Ai ka qëlluar aty, as që e kam pa. Veç e kam pa që dikush ma ka ngjitë për dore. Me pas pas qëllim me e goditë kam pas mundësi të tjera dhe vende tjera. Të paktën s’jam aq budalla sa ta bëj para kamerave të përleshem me dikë”, ka thënë Haliti.

Rubikonin e plotë mund ta ndiqni me fillim prej orës 20:00 në KTV.